AUDIO- Sot seanca/ Report Tv zbardh dëshminë e Arbër Cekaj: Jo nordik, por UFO të isha s'do guxoja

  • 3 years ago
"Mund të jem jo nordik po edhe UFO po nuk e kuptoj që një njeri ka futur drogë në kontenier dhe ndalohet kontenieri 5 ditë nga Gurdia Di Financa që nuk besoj se iu shpëton gjë aq të zgjuar dhe të specializuar janë. Dhe unë që them " jo janë budallenj italianët, fute drogën se italianët nuk e kanë gjetur". Kjo është logjike, pastaj vijnë ndjenjat që të mos filloj me psikologjinë. Që unë nuk kam pasur lidhje e as dijeni për drogën. Fatura ka qenë 7500 euro, që në këtë moment më ka dhënë zoti një dritë jeshile, si një besimtar. Do thoja "e gjetën drogën, ik, mos i merr frutat para lirisë që të lësh familjes rrugëve". Unë kam qenë në Gjermani, do merrja avionin në Singapor, që s'ka ektradim me Shqipërinë që as nuk e dinë ku i bie Shqipëria, në Marok, do shkoja në Kolumbi se me dikë punoja dhe nuk do vija. Unë e dija që frutat kontrollohen dhe nuk bëra asnjë lëvizje, negociova për të ulur 7500 euro. Edhe një fukara e shet lopën para lirisë. Si do e sillja Donald Lushja dhe do i thoja "merr drogën". Nëse unë do isha në Singapor, ai në Amerikë, se i ka dalë dhe viza. Unë nuk jam trafikant droge, nuk kisha mundësinë e transportit të drogës se nuk njoh trafikantë dhe numrin e kontenierëve që vijnë për mua. Unë edhe transportin detar e tokësor nuk e organizoj dot të frutave të mia, unë nuk bëj dot transportin e frutave, jo më të drogës. Nuk është hera e parë që në kontenierët e CMA CGM gjenden drogë, përditë ndodh se trafikantët s'do i sjellin 2 ton drogë në shpinë, por përdorin kompanitë e mëdha. Unë nuk kisha asnjë mundësi reale, edhe nëse do e bëja. Nëse do sillja drogën, do e organizoja edhe nxjerrjen e saj nga Shqipëria. Unë e di që frutat kontrollohen, kështu që nëse droga ishte e imja, duhet të korruptoja skaner, doganier me radhë. E kam kuptuar se sa të rëndësishëm jam mjetet rrethanore, tani që jam në burg", ka thënë Cekaj.

Recommended