Kokaina në Ekuador, pritet përgjigja për Arbër Çekaj - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të përgjigjes së dyletërporosive të dërguara në Ekuador, aty ku pak kohë më parë janë kapur edhe dy ngarkesa të tjera me kokainë, e fshehur po në kontenieret me banane të Arbër Çekajt.Një ditë më parë, prokurori Edvin Kondili mbylli hetimet dhe çoi dosjen ë gjykatë për menaxherin e kompanisë ?Arbri Garden?, Donaldo Lushajn dhe shoferin Armando Pezaku. Ndërsa Arbër Çekaj, pronari i kompanisë do të gjykohet në mungesë.Burime zyrtare nga organi i akuzës bëjnë me dije se autoriteteve Ligjzbatuese u është kërkuar informacion për zhvillimin e hetimeve që kryera për dy ngarkesat e kapura më herët me kokainë.Në ngarkesën e parë u kapën rreth 90 kg kokainë, e ndërsa në të dytën 38 kg.Të dyja u zbuluan në Ekuador, brenda kontenierit me banane të kompanisë së Çekaj, ku dyshohej se sasia prej prej 38 kg do të transportohej në vendin tonë.Nga ana tjetër, hetimet e deritanishme zbuluan se Çekaj, i cili tashmë ka kërkuar azil politik në Gjermani është kujdesur vetëm për transportimin e lëndës narkotike.Gjatë aksionit në Durrës, policia nxitoi të ndërhynte në magazinë për të bllokuar 613 kg kokainë, duke mos shkuar në këtë mënyrë deri tek porositësit e saj, por duke mbetur vetëm tek peshqit e vegjël.

Recommended