Arbër Çekaj në kërkim ndërkombëtar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Shpallet ne kërkim ndërkombëtar Arbër Çekaj, pronari i kompanisë Arbri Garden, i dyshuar për trafikun e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori.



Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndaj tij masën e sigurisë ?arrest me burg në mungesë?. Vendimi i hapi rrugë dhe shpalljes së kërkimit ndërkombëtar.



Arbër Çekaj sipas të dhënave më të fundit ndodhet në Gjermani, por hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë zhvendosur në një adresë të panjohur, pas zbulimit dhe sekuestrimit të drogës në magazinat e tij në Maminas.



Administratori i kompanisë ?Arbi Garden?, e cila kishte porositur kontenierin me bananet, dyshohet se është organizatori i trafikut të 613 kg kokaine nga Ekuadori. Por ai rezulton se është larguar pak para se agjentët e antidrogës të zbërthenin fundin e dyfishtë të kontenierit. Nga europa si pohoi se nuk kishte dijeni për drogën dhe se do të vinte në Shqipëri për të sqaruar pozicionin e tij, por ende edhe sot, ai nuk është kthyer.



Të premten Arber Cekaj u konsiderua nga ambasadori amerikan Donald Lu si një peshk i madh. Madje diplomati i lartë u bëri thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të mundësojnë arrestimin dhe kthimin e tij në Tiranë për t?u përballur me drejtësinë.



Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të arrestuar për trafikun vetëm shoferin e kamionit që transportoi mallin Armando Pezakun dhe menaxherin Donaldo Lushaj.

Arrestimi i Arbër Cekaj pritët të hedhë dritë mbi porositësit e kokainës me vlerë 180 milionë euro e po ashtu edhe për ata qe dyshohet se janë garantët e fuqishëm te narkotrafikut.

Recommended