Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Operacionet e kërkim-shpëtimit, për nxjerrjen e personave që kanë mbetur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit kanë vijuar pa ndërpreje në Thumanë dhe në Durrës.Policia bën me dije se prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 12.40 janë nxjerrë nga rrënojat 10 shtetas të pajetë, duke bërë që në Thumanë të nxirren të gjithë trupat e pajetë në Thumanë.Ndërkohë në lagjen nr 13 në Plazh, tek Mira - Mare, ekipet e shpëtimit, para një ore kanë identifikuar trupin e 54 vjeçarit dhe po punojnë po nxjerrjen e tij nga rrënojat.Ndërkohë në Durrës vijojnë kërkimet në lagjet Nr. 6, 13 dhe 17, te ish-Këneta, për gjetjen e personave që dyshohet se kanë mbetur poshtë rrënojave.Punonjësit e Policisë janë të angazhuar edhe në ndihmë të ekipeve të emergjencave, në qendrat ku janë ngritur çadrat.
Recommended