Durrës, shkolla “Myslim Hida” nuk hap dyert - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur mbeten fare pak dite nga fillimi i procesit mësimor, shkolla 9 vjeçare ?Myslim Hida? në fshatin Arapaj duket se nuk do të mund ti hapë dyert për nxënësit e saj.



Të shqetësuar para kësaj situate, prindër dhe fëmijë kanë protestuar kundër vendimit, sipas të cilit, shkolla nuk është akoma gati për shkak të mungesës së bazës materiale.



Prindërit shprehen se është e pakuptueshme që shkolla të qëndrojë edhe një vit e mbyllur, kur të gjitha punimet për ndërtimin e saj kanë përfunduar.



Nga ana tjetër mësimi në një shkollë tjetër krijon vështirësi edhe për vetë nxënësit.



Banorët u kane bere thirrje institucioneve përgjegjëse për marrjen e masave me qëllim që këtë vit fëmijët e tyre ta zhvillojnë mësimin në shkollën e re.



Shkolla 9-vjecare Myslim Hida ka nje kapacitet prej 500 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën.



Burime nga Drejtoria Rajonale Arsimore kanë bërë të ditur se shkolla nuk është akoma gati për nisjen e procesit mësimor, pasi pritet pajisja me bazën material, ndërkohë që nuk ka ndonjë afat se kur mund të ndodhë kjo gjë.

Recommended