Report TV - Ahmetaj:Rriten pagat 10% për administratën,mjekët,mësuesit

  • 7 years ago
TIRANE-Këshilli i Ministrave ka miratuar sot rritjen me 10% të pagave për Administratën Publike.

Në një komunikim për mediat, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se vendimi i Qeverisë parashikon rritjen me mesatarisht të pagave për të gjithe punonjësit e administratës, rritje të pagave të ndjeshme të sistemit arsimor, shëndetësor, punonjës të ambasadave e ata vendorë.

Për rritjen e pagave është parashikuar një kuotë prej rreth 100 milionë dollarësh nga buxheti i shtetit. Sipas ministrit të Financave, fondi për realizimin e rritjes se pagave është më i madhi i akorduar në 25 vite te historise se buxhetit te shtetit, falë realizimit me sukses të reformave.

"Sot Këshilli i Ministrave kaloi VKM për rritjen e pagave në administratën publike. Nga sot rritja 10% e pagës është realitet dhe premtim i mbajtur i qeverisë Rama, pas rritjes së pensioneve në 1 mars, duke angazhuar fondin më të madh në 25 vjet të akorduar në buxhetin e shtetit për rritjen e pagave dhe pensioneve. Sot rrija 10 % e pagës në administratë është një realitet për Qeverinë ?Rama? siç ishin dhe pensionet dhe pagat. Duke filluar nga sot është jetësuar rritja e pagave me 10% për punonjëset e administratës publike, nëpunësit, të Presidentes, KQZ, Kuvendit. Gjykata e Lartë, institucionet e pavarura'', u shpreh Ahmetaj.

Rritje pagash kanë përfituar edhe arsimi parauniversitar me po 10%, por lajm të mirë ka edhe për bluzat e bardha, ku 8 mijë nëpunës do të kenë një rritje të njëjtë të pagës si mësuesit.

Recommended