Report TV - Rama: Të nisim Vettingun tani çadra e PD-së, luftë për pushtet

  • 7 years ago
Kryeministri Edi Rama i kërkon sërish Partisë Demokratike që të bashkëpunojë për të nisur nga zbatimi ligjin e Vettingut.

Përmes një video-mesazhi në rubrikën "Komunikimi i Javës" në Facebook, Rama thotë se protesta e opozitës dhe çadra e ngritur përpara Kryeministrisë, është luftë për pushtet.

Sipas kreut të qeverisë, koha për zbatimin e ligjit që do pastrojë drejtësinë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, është tani, ndërsa kushdo që do tentojë ta vonojë shërimin e drejtësisë, do t'i kthejë ata në pengmarrës të Shqipërisë.

Recommended