Ora News – Meta: Vettingun ta nisim nga Rama, nuk ka vrimë që e fsheh

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kreu i LSI, Ilir Meta ka vijuar tonet e ashpra ndaj kreut të PS dhe kryeministrit Edi Rama. Nga Fushë Kruja, Meta tha se nëse Rama prek një votë nuk ka vrimë që do ta fshehë.
Duke u ndalur tek i riu nga Fieri, Meta tha se 18-vjeçari u godit nga falangat e Ramës dhe sipas tij përgjegjës për këtë është personal i kryeministrit Rama.
Meta: Mendjen, shpirtin dhe zmerën e kam tek një maturant në Zharrës të Fierit, te një 18 vjecar që voton për herë të parë të cilin një bandit, kryetar i PS atje së bashku me dy rilindas e kanë goditur me lopatë, pse voton për LSI.
Kjo nuk është rastësi, kjo është pjesë e një skenari ogurzi, të kryetarit të rilindjes i cili pasi mori peng PS, pasi dështoi me pucin për të bërë një reformë në drejtësi dhe ta bënte atë më keq se policinë e drogës, pasi dështoi të bëntë zgjedhje pa opozitën, duke u përpjekur të bëntë një puc tjetër, na mori dhe na shnderroi lulushin për ta përdorur atë kundër zgjedhjeve.
Pas këtij mitingu do të nisem për në Zharrës për të takuar këtë 18 vjeçar të plagosur nga falangat e Edi Ramës dhe askush tjetër dhe përgjegjësine e ka ai dhe e ka personale. Sepse është aid he vetëm ai përgjegjës për frymëzimin e dhunës, për direktivat që u çon cdo ditë drejtuesve të rilindjes në bazë që të përdorin kriminelet, dhunën paratë e drogës ndaj të gjithë atyrëe që votojnë për LSI apo cdo forcë që nuk i pëlqen atij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-vettingun-ta-nisim-nga-rama-nuk-ka-vrime-qe-e-fsheh/

Recommended