Ora News – Vlorë, 31-vjeçari pronar lokali qëllon me armë manovër konkurrentin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një konflikt midis dy pronarëve lokalesh në qendër të Vlorës ka përfunduar në përdorimin e një arme manovër nga njëri prej pronarëve të lokalit.

Policia lokale thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, pranë Bashkisë së qytetit, ndërsa shkak është një konflikt për motive tregtie.

Në deklaratë thuhet se shtetasi D.D, rreth 31 vjeç (pronar i një lokali) ka qëlluar me armë manovër në drejtim të shtetasit M.B, rreth 48 vjeç (pronar i lokalit tjetër) me qëllim për ta trembur këtë të fundit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka sekuestruar armën e llojit Pistoletë-manovër si dhe 3 gëzhoja fishekësh të vërtetuara nga ekspertët si "zhurmues" ose manovër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-pronare-lokalesh-perplasen-me-arme-prane-bashkise-se-vlores/

Recommended