Ora News – Qeveria teknike, Shehi: Jo vetëm në 18 qershor, kusht për ç’do zgjedhje

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, krahas kërkesës për intensifikim të protestës dhe shtrirjen e sajë në rrethe i kërkon Luzlim Bashës, që në ofertën e tij politike, qeverinë teknike ta vendos kusht jo vetëm për 18 qershorin por për çdo palë zgjedhje parlamentare në të ardhmen. Kjo sipas tij i shërben çdo force politike dhe të ardhmes evropiane të vendit.
Shehi: Oferta politike është kjo që gjykoj unë: Një qeveri kujdestare që ripërsëritet çdo katër vjet tyre muaj para zgjedhjeve. E dyta, në shkëmbim të saj të rihapen problematikat që kanë të bëjnë me drejtësinë, me ligjin. Sepse krijohet ideja se këto që janë këtu nuk e duan vettingun, këta e duan të parët. Nëqoftëse duhet të tremben nga vettingu, duhet të tremben këto të tjerët.
Aleatët e Partisë Demokratike, vlerësojnë 12 ditët e protestës së vazhdueshme të opozitës, por sugjerojnë ndryshim të strategjisë.
Demokristiani Nard Ndoka, i sugjeron kryetarit të opozitës Lulzim Basha që krahas protestës të jetë i hapur dhe për dialog politik, ndërsa ka një thirrje të hapur për kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.
Ndoka: Të ketë një përgjigje politike përfundimtare nga zoti Meta jo të rrijë i dyzuar në presionin dhe presingun e kryeministrit Rama. Të shprehet publikisht dhe politikisht sesi e gjykon ai se mund të shkohet në zgjedhje pa standartet e zgjedhjeve dhe me një qeveri të inkriminuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qeveria-teknike-shehi-jo-vetem-ne-18-qershor-kusht-per-cdo-zgjedhje/

Recommended