Gjykata e Apelit Shkodër së shpejti me ambiente komode

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Operimi prej vitesh në një godinë me hapësira të kufizuara ishte kthyer në problem shqetësues për gjykatën e Apelit në Shkoder. Shpesh seancat gjyqësore shtyheshin, ndërsa ruajtja e materialeve arkivore kryhej në kushte jo të përshtatshme.
Por brenda pak javësh, ky institucion do të ketë shtëpinë e re të drejtësisë, pasi falë investimit prej 113 milionë lekësh nga shteti shqiptar në bashkëpunim me donatorë të huaj, i kanë dhënë një tjëtër pamje dhe hapësirë kësaj gjykate. Krah prokurorisë së re të Shkodres ajo do të ndikojë si përformancën e punës së gjyqtarëve, ashtu edhe në një shërbim bashkëkohor per qytetarët thotë kancelarja e kësaj gjykata Greta Laloshi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjykata-e-apelit-shkoder-se-shpejti-me-ambiente-komode/

Recommended