Basha mbledh aleatët para protestës: Policia të mos provokojë!

  • 7 years ago
Një ditë përpara protestës së thirrur nga Partia Demokratike, Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në lëvizjen kundër qeverisë. Kreu i opozitës hodhi poshtë çdo insinuatë lidhur me një skenar për përdorimin e dhunës nga ana e protestuesve.

Basha ftoi policinë të mos provokojnë protestuesit, ndërsa fundin e protestës do ta vendosin qytetarët.

Nesër të gjithë bashkë me fuqinë e madhe të pjesëmarrjes popullore përmes një proteste madhështore të forcës së pamposhtur të qytetarëve do t?i tregojmë çdo shqiptari dhe botës mbarë se shqiptarët bashkohen dhe nuk thyhen deri sa të realizojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Policia i ka marrë mesazhet dhe të mos bjerë pre e asnjë manipulimi politik, të mos provokojë përndryshe do të përballet me pasojat e sjelljes provokative.

Protesta e së shtunës ishte edhe në qendër të takimit që më herët kreu i demokratëve zhvilloi me ish-kryeministrin Berisha, krerët e partive aleate, drejtues të Partisë demokratike në Tiranë e rrethe.

/Tv Klan

Recommended