Basha mbledh aleatët para protestës: Policia të mos provokojë!

  • 7 years ago
Një ditë përpara protestës së thirrur nga Partia Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në lëvizjen kundër qeverisë. Kreu I opozitës hodhi poshtë çdo insinuatë lidhur me një skenar për përdorimin e dhunës nga ana e protestuesve.

?Përmes një proteste madhështore, një shfaqje demokratike të forcës së pamposhtur të qytetarëve të qytetarëve të bashkuar, por po kështu edhe paqësore, do t?i tregojmë çdo shqiptari dhe botës mbarë, e cila do të jetë me sytë tek ne dhe do na mbështesë për fitoren e kauzës së drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, se shqiptarët kanë të njëjtat vlera qytetare de të njëjtin përkushtim ndaj dinjitetit të tyre dhe ndaj të ardhmes,? tha Basha.

Basha ftoi policinë të mos provokojë protestuesit, ndërsa tha se fundin e protestës do ta vendosin qytetarët.

?Policia i ka marrë mesazhet. E përsëris edhe sot, të mos bjerë pre e asnjë manipulimi politik, të mos provokojë, përndryshe do të përballet me pasojat e sjelljes provokative. Por, jam i bindur se e nesërmja do të jetë një festë gjigante demokracie,? tha ai.

Protesta e së shtunës ishte edhe në qendër të takimit që më herët kreu i demokratëve zhvilloi me krerët e partive aleate, drejtues të Partisë demokratike në Tiranë e rrethe./Tv Klan

Recommended