Report TV - PD bojkoton Këshillin Bashkiak Topollaj i hedh dosjen Veliajt

  • 7 years ago
Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak nisi me tensione. Shkak për këtë është bërë çadra e vendosur përpara kryeministrisë ku po zhvillohet protesta e PD.

Sipas përfaqësuesve të PD, deklarata e Veliajt për zhvendosjen e çadrës tek Piramida është një provokim dhe për këtë arsye ata kanë vendosur bojkotimin e mbledhjes së sotme. Ndërkohë, Fabian Topollaj, përfaqësues i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, i ka hedhur Veliajt në tavolinë një sërë dokumentesh.

Ai ka akuzuar kryebashkiakun se është ai që ka bllokuar Tiranën me punimet në qendrën e qytetit dhe jo çadra ku por zhvillohet protesta e PD.

Gjithashtu përfaqësuesit e sëPD janë shprehur se Veliaj duhet t?u kërkojë falje qytetarëve dhe se në vend që ai t?u ofrojë shërbim protestueseve ai bën deklarata provokuese.

Recommended