Ora News – Zbardhja e grabitjeve të miliona eurove, Tahiri: Policia në krye të detyrës!

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duke e konsideruar si sukses të policisë së shtetit zbardhjen e dy grabitjeve spektakolare të miliona eurove në Rinas, theksoi se Policia e Shtetit është në krye të detyrës.
Ai tha se ka një pakicë që hedh baltë dhe llumë ndaj policisë dhe për ministrin, kjo pakicë është kundër Vettingut dhe kundër reformës në drejtësi.
Tahiri: Është një ditë si gjithë të tjera për policinë, ku për fat të keq, përtej baltës dhe llumit që është hedhur kemi arritur t?i tregojmë qytetarëve shqiptarë se jemi në shërbim të tyre.
Dua të falënderoj oficerët e policisë që arritën të zbardhin në një kohë rekord një seri ngjarjesh. Dua të falënderoj qytetarët për besimin që kanë investuar tek policia e Shtetit. kjo është energjia e domosdoshme për Shqipërinë që duam.
Dua të shfrytëzoj këtë rast tu bëj thirrje të gjithë atyre që sulmojnë policinë dhe tu them se Policia është në krye të detyrës. Ata që janë sot kundër policisë janë ajo pakicë e vogël që janë kundër vettingut dhe që nuk duan drejtësinë. Janë shumë pak për të na bërë punën të vështirë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zbardhja-e-grabitjeve-te-miliona-eurove-tahiri-policia-ne-krye-te-detyres/

Recommended