Sulmi ndaj Prokurorit per shkak te detyres

  • 4 years ago
Prokuroria e Vlorës është e bindur se shpërthimi me tritol ndaj prokurorit Albert Kuliçi ka lidhje vetëm me detyrën.
Pas hetimeve paraprake hetuesit kanë dalë në përfundimin se prokurori i Vlorës nuk ka patur ndonjë konflikt personal me persona të tretë. Për hetuesit sulmi me tritol mëngjesin e së shtunës ka ndodhur për shkak të detyrës, dhe ka patur për qëllim të intimidojë prokurorin Kuliçi në luftën kundër krimit.
Për ngjarje ka reaguar edhe gjykata e Vlorës ku e ka cilësuar si një akt të pastër kriminal. Në një reagim për mediat, gjykata e Vlorës shpreh mbështetjen për prokurorin Albert Kuliçi dhe kërkon me shumë vëmendje për njerëzit e drejtësisë.
Nga ana tjetër hetuesit kanë dyshime se personat që kanë vendosur tritolin në makinën e prokurorit kanë qenë të paguar.
Në vendngjarje janë sekuestruar një numër i madh i kamereve të sigurisë, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.

Recommended