Report TV - Drejtësia, lidhjet me sigurimin verifikim kandidatëve të Vetingut

  • 7 years ago
190 kandidatët, të cilët kanë aplikuar për të shërbyer në institucionet e Vetingut, do t?i nënshtrohen një verifikimi të trefishtë nëse i plotësojnë kriteret e parashikuara në ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Verifikimi do të kryhet fillimisht nga institucioni i Avokatit të Popullit, më pas nga ekspertët e SHBA-BE, si pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe në së fundmi nga organet e Kuvendit.

Pika ?e? e nenit 6 të ligjit të Vetingut parashikon që një nga kushtet për t?u bërë anëtar i organeve të Vetingut është që kandidati nuk duhet të ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit ?Mbi të drejtën e informimit me dokumentet e ish-shërbimit të sigurimit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?. Ndërkaq, në zbatim të ligjit të Vetingut, Avokati i Popullit ka nisur verifikimin e 190 kandidatëve në raport më ish-Sigurimin e Shtetit.

Recommended