Ora News – Rama: Do të dyfishojmë rritjen ekonomike të vendit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria do të dyfishojë rritjen ekonomikë të vendit mbi 5% në 2-3 vitet e ardhshme. Ky është impakti që do të këtë programi 1 miliard $, tha kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit për ndërtimin e 20 shkollave të reja për Tiranën, në bashkëpunim privat-publik.

Rama: Ky program për Tiranën do të sjellë impakt të madh ekonomik dhe social, dhe për Shqipërinë do të bëjë që rritja jonë ekonomike të dyfishohet. Nga rritja ekonomike që sot është 3.5 %, të shkojmë në një rritje që me patjetër të jetë 6 e më shumë për qind.

Për ministren e Arsimit, përmirësimi i infrastrukturës arsimore është investim për edukimin.

Nikolla: Bashkia e Tiranës e ka fatin të lidhur me mësueset dhe mësuesit sepse ndërton qytetin, ndërsa mësuesi ndërton qytetarët.

Ndërsa për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, fati i kryeqytetit dhe zhvillimi i tij është padyshim i lidhur me fatin e qeverisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-do-te-dyfishojme-rritjen-ekonomike-te-vendit/

Recommended