“Policia nuk ka faj për sigurinë mizerabël të bankave” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas grabitjes pranë Rinasit, kryeministria Rama ka marrë në mbrojtje policinë, duke thënë se ngjarja ka qenë e organizuar nga brenda. Në komunikimin javor në facebook, shefi i qeverisë tha se Policia e Shtetit, nuk ka gisht në këtë grabitje, madje ajo sipas tij, është njoftuar me vonese.?Grabitjet kanë qenë të organizuara me një ndihmë nga brenda këtyre institucioneve. Suksesi i grabitjeve edhe nga sistemi mizerabël i sigurisë. Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë të bankës në qendër të Tiranës. Janë arrestuar disa autorë dhe disa të tjerë në kërkim. Policia e Shtetit jo vetëm që nuk ka gisht në grabitjen e bankave, por ka kërkuar nga bankat marrjen e masave për sigurimin e zinxhirit të brendshëm të tyre. Në rastin e fundit vonese në lajmërimin e policisë?.Kreu i qeverisë është treguar mjaft i ashpër edhe me ata qe kritikuan publikisht ministrin Tahiri për grabitjen.?Nuk kishte ç?të bënte Policia e Shtetit kur bankat vetë nuk marrin masa kundër grabitjeve. ?Lukunia e zellshme e luftës kundër reformave? ?Shquparët dhe shqytarët? ?Kundërshtarë pa din dhe komentatorë pa imam? ?tallagjarët? ?tellallët e së shkuarës? ?levantnët e zullumqartë?.Duke bërë një bilanc të ngjarjeve si ajo e te enjtes, Rama tha se në të shkuarën kanë ndodhur 32 grabitje. Kryeministri ne fund premtoi se në vitet në vijim performaca e policisë së shtetit do të rritet më shumë.

Recommended