Report TV - Fëmija me sindromën down mëson violinën, bëhet realitet ëndrra

  • 7 years ago
Përshtatja e kurrikulave mësimore për nxënësit minoritare, ka qenë një nga diskutimet që ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka zhvilluar në analizën vjetore të Drejtorisë Arsimore rajonale në Gjirokastër.

Kurrikula e re për sistemin 9-vjeçar u parapri nga trajnimi i stafit pedagogjik ku gjatë tre viteve të fundit në Gjirokastër janë trajnuar për implementimin e kurrikulës me bazë kompetencën 597 mësues.

Premtimin e dhënë publikisht për të plotësuar dëshirën e vogëlushit me sindromën down Dhimitër Rapi për mësimin e violinës ministrja Lindita Nikolla e plotësoi duke siguruar mësuese profesioniste Elin.

Prej disa javësh tashmë universitetet në të gjithë vendin kanë shpallur kriteret e pranimit dhe për të sqaruar nga afër cdo paqartësi të maturantëve ministrja e arsimit zhvilloi një takim me maturantët e Gjirokastrës duke theksuar se ligji i arsimit të lartë ka sjellë një tjetër epokë në vend.

Recommended