Femija lind me Sindromen Down, gruaja: Të gjithe m'i hidhnin fajet mua

  • 4 years ago
Në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në Tv Klan, Luljeta ka treguar peripecitë që i është dashur të kalojë, pasi u largua nga shtëpia e prindërve në drejtim të Greqisë. Ka qenë vetëm 16 vjet dhe në studio rrëfen se nëse nuk do kishte njohur babain e fëmijëve të saj, nuk i dihet si mund ti kishte shkuar jeta.

E takoi rastësisht në kufi dhe falë ndihmës së tij, Luljeta shkoi në Greqi dhe filloi të jetonte në shtëpinë e pronarëve të tij grekë. Koha kaloi dhe ata bënë dy fëmijë së bashku, por marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë. Asnjëherë nuk u martuan së bashku dhe problemet që i çuan drejt prishjes së lidhjes filluan menjëherë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.

Recommended