Ora News – Zbardhet skema: Nga kampet greke në Shqipëri e më pas drejt Gjermanisë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit jep detaje të operacionit të koduar ?Tranzit? që çoi në shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal të kalimit të klandestinëve sirianë dhe afganë nga kampet greke, në Shqipëri, Kosovë dhe më pas destinacioni përfundimtar Gjermaninë dhe Austrinë.
?Pjesëtarët e grupit kriminal në bashkëpunim me njëri tjetrin si dhe me shtetas grekë dhe shtetas nga vendet e origjinës, gjenin shtetas në kampet e pritjes së refugjatëve në Greqi dhe kundrejt shpërblimeve 1500- 2000 euro i fusnin ata në mënyrë ilegale në kufirin e gjelbër kryesisht në zonën e Korçës, duke i drejtuar më pas drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të BE-së
Pjesëtarët e grupit kishin mjete të vogla me të cilët bënin transportin e personave. Pjesëtarët e tjerë të grupit të cilët ndodheshin në Kukës i prisnin dhe më pas i kalonin në mënyrë të paligjshme në zonën e Kosovës ku priteshinnga anëtarë të tjerë të grupit të cilët i përcillnin për në vëndet e BE-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zbardhet-skema-nga-kampet-greke-ne-shqiperi-e-me-pas-drejt-gjermanise/

Recommended