Zbardhet skema e atentatit me tritol ne Tirane |Lajme-News

  • 4 years ago
Ky është Preng Gjini, të cilit iu bë atentat me tritol mbrëmjen e së martës në Tiranë. 50-vjeçari i ruhej një sulmi për shkak të hakmarrjes dhe për këtë arsye lëvizte shumë rrallë në Tiranë.

Televizion Klan ka siguruar foton e Preng Gjinit në Spitalin e Traumës, ku siç dallohet ende ndodhet në gjendje të rëndë, pas 2 operacioneve që kanë bërë mjekët.
Por si ka ndodhur shpërthimi? Referuar të dhënave nga policia Kriminale, Tv Klan ka ndërtuar skemën e vrasjes së Preng Gjinit.

Ai ishte duke udhëtuar në bulevardin ?Gjergj Fishta?. Sapo ka kaluar semaforin, është kthyer majtas ku në urë ka patur trafik dhe semafori ishte i kuq, prandaj ka ndaluar.

Sapo ka ndaluar ka ndodhur edhe shpërthimi. Burime policore u shprehën se kanë dyshime që ka qenë një shpërthim i telekomanduar, por këtë herë jo nëpërmjet telefonit, por me pult, një metodë e re e përdorur në atentate me tritol. Kjo do të thotë se personi që ka shtypur pultin, ishte duke e parë vizualisht atentatin, ose duke e ndjekur atë.

Sipas burimeve nga policia, ishin rreth 500 gr tritol në makinën ne të cilën ndodhej Preng Gjini. Lënda shpërthyese ishte vendosur te goma e pasagjerit. Kjo për faktin se Preng Gjini udhëtonte me një kushëririn e tij kur dilte nga banesa ku jetonte në Tiranë dhe gjithmonë ai qëndronte në vendin e pasagjerit. Por për fatin e tij, pasditen e së martës ai e drejtonte vetë automjetin, duke i shpëtuar kështu pasojave fatale për jetën.

Janë rreth 9 persona të shoqëruar nga policia në Mirditë dhe Tiranë, por të gjithë kanë mohuar se kanë lidhje me krimin. Policia tha se shkak i vrasjes janë konfliktet mes dy fiseve në zonën e Mirditës, ku në 4 vitet e fundit kanë ndodhur 5 vrasje.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/