Ora News - Bejtja: Ulja e çmimit të energjisë pas 2020

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vitin 2020 shqiptarët do të fillojnë të paguajnë më lirë energjinë elektrike. Deklarata është bërë nga zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja në studion e lajmeve të Ora Neës.
A do të vijë një kohë kur shqiptarët do ta paguajnë energjinë më lirë se sot?
Bejtja: Patjetër, në momentin që ne do të kemi mundësi të blejmë energji më lirë, të kemi rritur kapacitetet tona të prodhimit, mos harroni që ne gjysmën e energjisë ne e marrim nga jashtë ose me çmim më të shtrenjtë nga hidrocentralet e vogla, të cilat përdorin burime pa rezervë, pra punojnë direkt në linjë. Mundësia është besoj pas 2020 patjetër ne do të kemi një ulje të tarifës në përgjithësi pastaj kush segement do ta ketë uljen më të madhe varet nga konsumi, kush konsumon më shumë.
Bejtja tha se janë 126 mijë abonentë që kanë përfituar nga reduktimi i kamatvonesave. Ai tha se nga këto 24600 janë pensionistë dhe familje në nevojë, 34 mijë janë në sekmën që paguajnë 2500-2800 lekë në muaj dhe priten që të përfitojnë edhe 68 mijë të tjerë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bejtja-ulja-e-cmimit-te-energjise-pas-2020/