Ora News – Homazhe për nder të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ata që e adhuruan për penën e tij, krerë të shtetit dhe politikës, ambasadorë të shumtë të akrredituar në Tiranë, kolegë, përfaqësues të artit dhe të medias e nderuan për herë të fundit kolosin e letërsisë shqiptare, Dritëro Agolli.
Rrethuar nga lulet, dhe nga dashuria e familjarëve, të afërme dhe të gjithë atyre që e lexuan me endje artin e tij, Dritëro Agolli iku duke mbetur përgjithmonë tek secili prej nesh, me poezinë dhe prozën e tij.
Shkrimtarin e madh e nderuan edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, ambasadori rus, Aleksander Karpushin, ajo kineze Jiang Ju.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama e Ministra të kabinetit, lideri i opozitës Lulzim Basha, deputetë të Kuvendit dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Shkrimtarë, aktorë, përfaqësues të medias vendosën kurora me lule dhe ndanë dhimbjen me familjarët e Dritëro Agollit.
Në ceremonialin shtetëror për ndarjen nga jeta të Dritëro Agollit, shkrimtari u vlerësua për kontributin e tij në letërsi, por edhe në politikë.
Me zërin që i dridhej, kryeministri Rama tha se Dritëroi ishte mjeshtër i vjershërimit, ndërsa lexoi edhe atë që shkrimtari e kishte lënë si epitaf të tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/homazhe-per-nder-te-shkrimtarit-te-madh-driteror-agolli/

Recommended