Ora News – Politika përcjell me dhimbje ndarjen nga jeta të shkrimtarit Agolli

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kolegë, të afërm dhe politikanë kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të letërsisë shqipe, Dritëro Agollit. Kryeministri Rama tha se Agolli la pas një mal të lartë përjetësie, ndërsa Meta tha se vepra e tij ishte reference për zhvillimin shpirtëror të shqiptarëve.
Kolege, të afërm, politikanë kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të letërsisë shqipe, Dritëro Agollit.
Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale tha se shkrimtari la pas mal të lartë përjetësie që do të mbetet vend pelegrinazhi për gjithë të dashuruarit pas letrave shqipe, brez pas brezi?.
Rama: Dritëroi, vend pelegrinazhi për të dashuruarit pas letrave shqipe
?Lamtumirë Dritëro. U prehsh i qetë në tokën ku le pas një mal të lartë përjetësie, i cili do të mbetet vend pelegrinazhi për gjithë të dashuruarit pas letrave shqipe, brez pas brezi??
Për kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, Agolli ishte referencë e zhvillimit shpirtëror të shqiptarëve.
Lajmin për largimin nga jeta cilësoi të trishtë, ndërsa tha se humbja e tij ishte e pazëvendësueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/politika-percjell-me-dhimbje-ndarjen-nga-jeta-te-shkrimtarit-agolli/

Recommended