Report TV - Adresat, Tahiri nga Durrësi: Deklaroni vendbanimin ose gjobë
  • 7 years ago
Ministri i Brendshëm, Ministri Tahiri në një takim me pushtetin vendor në Durrës tek Universiteti 'Aleksandër Moisiu' shpjegoi procesin e regjistrimit të popullsisë, por nuk la pas as akuzat politike.

Ministri Tahiri e vuri theksin tek rëndësia që ka për shtetin dhe qytetarët regjistrimi i adresave, i cili, sipas tij, do t'i ndihmojë qytetarët për të siguruar shërbimet që i takojnë nëpërmjet adresës dhe duke i dhënë fund gjetjes së banesave me të pyetur.

"Kemi nisur një detyrë nga fillimi, e para për të përcaktuar një model unik adrese, të bashkërenduar, të konsultuar për më shumë se një vit me mbi 20 institucione, me shoqërinë civile, me ekspertët më të mirë të zhvillimeve demografike në vend, me ekspertët më të mirë të urbanistikës në vend, dhe pa asnjë diskutim me partnerët ndërkombëtarë.

Ky model adrese do i bëhet me dije çdo qytetari, çdo njësie që jep shërbim në vend. Sepse kjo duhet të jetë e vetmja referencë, shtetërore po e po, por edhe e shoqërisë.

Do të penalizojmë të gjithë ata që neglizhojnë ende dhe nuk krijojnë këtë raport të detyrueshëm me shtetin" tha Tahiri.

Tahiri theksoi gjithashtu se mospasja e një adrese të saktë të qytetarëve shqiptarë po përdoret nga gjykatat për vjedhjen e pronës së tyre, duke ia deleguar kriminelëve dhe bandave kriminale, pasi gjykata justifikohet me faktin se qytetarin nuk kanë arritur ta njoftojnë për seancat gjyqësore, pasi ata nul kanë një adresë të saktë.
Recommended