Ora News – “One billion projekt”, ekspertët: Borxh i fshehur sipas skemave greke

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama mohoi se përmes programit financiar 1 miliard dollarë do të merret borxh në kurriz të qytetarëve. Por ekspertët e ekonomisë argumentojnë se projekti e përfshin shtetin në skenarët e tipit grek, ku do të rritet kredia e fshehur dhe kërcënohet ekonomia. Një program elektoral, pa bazë ligjore dhe pa logjikë me ekonominë, cilësohet ai nga ish zv/Ministri i Financave Sherefedin Shehu dhe eksperti i ekonomisë Zef Preçi.
Rama në Tonight: Është një sistem financimi shumë transparent, nuk rrit borxhin publik, thjesht mundëson që ne të marrim në një kohë të shkurtër një produkt për të cilin paguajmë në një kohë të gjatë por pa borxh.
Për ekspertët e ekonomisë programi është një eksperiment elektoral me risk për ekonominë.
Ish-Ministri i Financave, Sherefedin Shehu, për Ora News thotë se shteti përfshihet në projekt përmes skemave greke apo piramidale të rritjes së kreditimit të fshehtë.
Shehu: Është një program i hedhur për qëllime elektorale sepse nuk ka as bazë ligjore për të tilla investime, është një farë amullie mes koncesionit dhe kredisë së fshehtë sepse nuk ka asnjë garanci që nesër shteti është në gjendje ti kthejë mbrapsh këto para.
Ndërsa për ekspertin, Zef Preçi, programi 1 mld dollarë privatizon shtetin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/one-billion-projekt-ekspertet-borxh-i-fshehur-sipas-skemave-greke/

Recommended