Ora News - PPP-të borxh i fshehur, ekspertët kërkojnë më shumë transparencë për marrëveshje
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas shqetësimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe njohës të ekonomisë i vlerësojnë me rrezik për stabilitetin financiar projektet Partneritet Publik Privat. Sipas tyre projektet PPP ndikojnë direkt në rritjen e nivelit të borxhit publik. Ndërkohë që kërkojnë më shumë transparencë për marrëveshjet nga ministria e Financave dhe qeveria. E përsa i përket nisjes së aplikimit të TVSH-se te bizneset mbi 2 mln lekë me shqetësim shihet fakti i kapaciteteve të administratës tatimore.

Investimet që parashikohen të realizohen në bashkëpunim me privatin ose siç njihen ndryshe PPP do të rrisin nivelin e borxhit publik në vend në nëj kohë që ai vlerësohet ende i lartë.Ekspertët mbështesin shqetësimin e ngritur nga Fondi Monetar ndërkomëtar dhe deklarojnë se kjo do të rëndojë financat shqiptare.

Civici: Një vend që ka strategji kryesore reduktimin e borxhit dhe ka probleme me mbledhjen dhe stabilitetin e të ardhurave duhet ta ketë të qartë që çdo shpenzim që shkon si shtim borxhi mund të cënojë ekuilibrat makro-ekonomik.

Kadia: Është rrëziku kryesor, është borxhi i madh publik që po tranferohet në kohë që do të thotë që në të ardhmen do të kemi presion sërish fiskal për rritje taksash dhe mosmenaxhim i mirë i borxhit publik është një risk i shtuar i gjithë ekonomisë shqiptare.

Shehu: Shkallën e rrezikshmërisë në këndvështrimin që ne po marrim një borxh që nuk e shkruajmë

Për të shmangur problemet ata sygjerojnë që ministria e Financave dhe qeveria të bëjë transparente kontratat dhe elementët në bazë të cilës ato nënshkruhen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ppp-te-borxh-i-fshehur-ekspertet-kerkojne-me-shume-transparence-marreveshje
Recommended