Ora News – Totozani bën thirrje: Aplikoni për anëtarë të Vettingut deri në 9 shkurt

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati i Popullit Igli Totozani ka përsëritur thirrjen për pjesëmarrje të të gjithë qytetarëve që plotësojnë kriteret për të aplikuar në pozicionet e anëtarëve të institucionit të Vettingut.
Totozani: Jemi duke pritur aplikimet përkatëse për pozicionet e anëtarëve të institucineve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. Dëshiroj të përsëris publikisht thirrjen për një pjesëmarrje sa më të gjerë të të gjithë qyetëtarëve shqiptarë brenda apo jashtë vendit që përcaktojnë kriteret ligjore që të aplikojnë për vendet vakante, anëtarë të komisionit, gjyqtarë të kolegjit të apelit si dhe komisionerit publik. Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin shprehjen e interesit dhe të dorëzojnë dokumentacionin brenda datës 9 shkurt 2017.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/avokati-i-popullit-thirrje-per-aplikim-per-anetare-te-vettingut/

Recommended