Report TV - Fshehja e pasurisë, hapet sërish dosja për gjyqtarin Gjin Gjoni

  • 7 years ago
Mbërritja e dy përgjigjeve të letër porosive nga Franca dhe Gjermania, kanë rikthyer sërish në skenë dosjen hetimore të gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni, lidhur me fshehjen e pasurisë dhe ?Falsifikimit të dokumentave?.

Pak kohë më parë ka qënë prokuroria e Elbasanit ajo që i është drejtuar me letër porosi drejtësisë gjermane dhe franceze lidhur me disa transaksione bankare dhe pasuri që Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi disponojnë në Shqipëri.

Dy përgjigjet e letërporosive kanë mbëritur në Shqipëri pas një viti, kohë kjo kur gjyqtari Gjin Gjoni, mbylli dosjen e prokurorisë me procedurë dhe më pas sërisht nëpërmjet gjykatës detyroi prokurorinë që të mbyllë çështjen me argumentin se fakti i fshehjes së pasurisë nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Pavarësisht kësaj situate, tashmë prokuroria e Tiranës ka hapur sërisht hetimet për Gjin Gjonin dhe bashkëshorten e tij Çaushi.

Nuk dihet sërisht se si do përfundojnë këto hetime, pasi kjo varet dhe në përgjigjen që kanë sjellë Gjermanët dhe Francezët.

Në atë kohë prokuroria argumentoi se të dhënat e kërkuara në letër-porosi janë shumë të rëndësishme për hetimin, pasi pasuria e dyshuar si e deklaruar në mënyrë të rreme nga shtetasi Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, kanë të deklaruar si burim kryesor fitimet nga bizneset e krijuara nga e dyshuara Çaushi në bashkëpunim me shtetasin gjerman Mehlber.

Sipas deklarimit të pasurisë, dorëzuar në ILDKP këta dy shtetas, kanë vendosur si burim kryesor të pasurisë së tyre pikërisht të ardhurat e fituara nga aktiviteti privat ndër vite i shtetases Elona Çaushi dhe ish-ortakut të saj, shtetasit gjerman Mehlber.

Recommended