Ora News – Basha, OSHEE akuza në distancë për vetëvarjen e 31-vjeçarit në Kamëz

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u përplasën sot në distancë lidhur me vdekjen e një 31-vjeçari në Kamëz.
Basha përmes një postimi në fb, tha se Klajdi Muça u vetëvar në pamundësi për të paguar faturën e dritave.
Basha: ?Ku kam mundësi unë të paguaj kaq para? Veç të vras veten?? Këto kanë qenë fjalët e fundit të 31-vjeçarit Klajdi Muça, në zyrën e OSHEE-së në Kamzë, që janë dëgjuar nga dhjetëra dëshmitarë mesditën e së hënës.?Fatura që i duhej të paguante, në mënyrë që OSHEE-ja të mos i priste dritat, ishte 80 mijë lekë të rinj. Klajdi, babai i një fëmije të mitur, në pamundësi të sigurimit të shumës së parave i ka dhenë fund jetës duke u vetvarur?.
Për shefin e opozitës kjo dramë duhet të marrë fund.
Basha: ?Kjo drame e përseritur keto vite për shkak të pamundësisë së pagesës së energjisë duhet te marrë fund! Ne nuk do të lemë asnje familje në errësirë se nuk paguan dot energjinë. Deri në 200 kë energji per muaj do ta paguaje shteti për familjet në pamundësi ekonomike.
Në qeverisjen tonë buka, uji dhe dritat do të jenë të garantuara për cdo familje. Qytetari nuk do të jetë më i harruar dhe i braktisur ne deshperim?.
Për akuzat reagoi OSHEE, duke deklaruar se nuk është vlera 9 mijë lekë shkaku që shtyu të riun drejt vetëvrasjes, por problemet e tjera, për të cilat i takon organeve të hetimit të japin sqarime, bazuar mbi dëshminë e familjarëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-oshee-akuza-ne-distance-per-vetevarjen-e-31-vjecarit-ne-kamez/

Recommended