Report TV - Pasuria, Alfred Peza në hetim nga prokuroria për tre akuza

  • 7 years ago
TIRANE- Nga kjo e premte deputetit Alfred peza është zyrtarisht në hetim për evazion fiskal, deklarim të rremë pasurie dhe falsifikim dokumentash.

Prokuroria e Përgjithshme sekuestroi deklaratat e pasurisë së deputetit Alfred Peza dhe nis hetimet ndaj tij për evazion fiskal, falsifikim dokumentash dhe deklarim të rremë pasurish.

Hetimet kanë nisur pas publikimeve në media të kontratës së 1.13 miliard lekë blerje në aksione pranë një banke të nivelit të dytë të deputetit Peza dhe bashkëshortes së tij.

Po ashtu në Prokurori, këtë të premte janë depozituar gjetjet e hetimit administrativ bërë nga Inspektoriati Deklarimit të Pasurive nga kreu i ILDKPI, Shkëlqim Ganaj.

Ganaj mbërriti në mesditë në Prokurorinë e Përgjithshme i shoqëruar dhe nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zoti Bujar Leskaj.

Recommended