Prokuroria hap hetim për pasojat nga tërmeti/ Në shënjestër ndërtuesit, lejet e mbikëqyrësit!

  • 4 years ago
Zyrtarisht Prokuroria e Tiranës, Durrësit dhe e Krujës kanë nisur tre hetime për sa i përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit, ku nga shembja e disa godinave humbën jetën shumë persona.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se hetimi i parë nga Prokuroritë po kryhet për godinat e shembura që nën rrënojat e tyre zunë poshtë njerëz ku shumë prej tyre nuk mundën të dalin të gjallë. Hetimi i dytë po kryhet për dëmtimin e rëndë të godinave që janë dëmtuar në qytetin e Durrësit por edhe në Thumanë, për të cilat do të hetohet e gjitha puna se si janë ndërtuar dhe personat përgjegjës. Ndërsa hetimi i tretë po kryhet për godinat e dëmtuara në kryeqytet.

Recommended