Report TV - Pasuria e deputetit Alfred Peza sekuestro parave të së shoqes

  • 7 years ago
TIRANE-Pasuria rreth 1 milion euro aksione pranë një banke të nivelit të dytë e çiftit bashkëshortor të deputetit Alfred Peza dhe Mirela Ndinit janë vënë në sekuestro preventive në bazë të ligjit anti-mafia me kërkesë të Prokurorisë.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e akuzës për të bllokuar deri në përfundim të hetimeve llogaritë dhe aksionet e ciftit Peza-Ndini.

Në deklaratën për mediat, Prokuroria e Përgjithshme e cila dhe ka iniciuar këtë hetim bënë me dije se ?Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive ndaj aksioneve, në masën 1 %, me vlerë rreth 113 milionë lekë të reja, të regjistruara në emër të shtetases Mirela Ndini, bashkëshorte e deputetit Alfred Peza, në një bankë të nivelit të dytë.

Veprat Penale
Sipas Prokurorisë, çifti ka kryer shkelje të rënda dhe 3 janë veprat penale lidhur me pasurinë e depozituar në Bankë. Në kuadër të hetimit të nisur ndaj tyre nga Prokuroria e Përgjithshme për veprat penale;

1. ?Fshehje e të ardhurave?, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal;
2. ?Pastrimi të produkteve të veprës penale? parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;
3. ?Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive?, parashikuar nga 257/a të Kodit Penal.

Recommended