Ora News – Gjyqtari hollandez: Ju tregoj pse duhet transparenca e gjykatave

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qendra LIST në bashkëpunim me Projektin EURALIUS IV ?Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri? dhe me mbështetjen e Ambasadës holandeze në Tiranë, organizon nesër tryezën e rrumbullakët me temë: ?Gjyqtari dhe media. Një qasje e re në marrëdhëniet me publikun?.
Një prej folësve kryesorë në këtë tryezë do të jetë edhe gjyqtari Marc Bax, pranë Gjykatës Limburg.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai theksoi rëndësinë që ka transparenca e gjykatave.
Bax: Nuk them se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Hollandës, por jam këtu për të paraqitur mënyrën sesi Hollanda e trajton. Jam këtu për të treguar se pse duhet transparenca e gjykatave. Këto janë kohë sfiduese për gjyqësorin shqiptar.Nuk jam këtu për tu thënë gjyqtarëve shqiptarë që ata do të bëjnë të njëjtën gjë që ne bëjmë, por për tu dhënë modele dhe mundësi. Gjithmonë duhet të ndërtoni dhe ruani marrëdhëniet me mediat, është sfidë e vazhdueshme.
Edhe në sistemin gjyqësor hollandez i kemi ndërtuar marrëdhëniet me median dhe gazetarët në 40 vitet e kaluara, ende po ndërtojmë dhe ruajmë këto marrëdhënie.Pse është kaq e rëndësishme? Sepse drejtësia duhet të jepet por edhe të shihet ajo që po jepet, duhet të kuptohet nga publiku sesi ajo realizohet. Nëse doni që publiku të ketë besim tëk gjyqësori në rradhë të parë duhet të kuptojë gjyqësorin. Kjo është e mundur vetëm nëse publiku do të jetë në gjendje të kuptojë. Duke e parë atë ata mund të kuptojnë se çfarë po ndodh, si funksionon ligji.
Gjyqtari hollandez tha se krijimi i një raporti të mirë mes gjyqësorit dhe medias mbetet sfidë për vendet europiane.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjyqtari-hollandez-ju-tregoj-pse-duhet-transparenca-e-gjykatave/

Recommended