Ora News – Shpendët ujorë, nis censusi në 18 zona të mbrojtura në Shqipëri

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në qarkun e Shkodrës ka nisur censusi i shpendëve ujorë, që pas rivendosjes me 5 vjet të moratoriumit të gjuetisë, pritet të jetë i larmishëm. Të dhënat e grumbulluara do të jenë pjesë e database ndërkombëtar elektronik të biodiversitetit dhe do mund të përdoren për të njohur më mirë pasuritë e natyrës së Shqipërisë.
Për të dytin vit radhazi në vendin tonë po kryhet censusi i shpendëve ujorë.
Ministria e Mjedisit dhe Agjensia e Zonave të Mbrojtura kanë angazhuar në terren 12 ekspertë vendas e të huaj që prej 3 ditësh po mbulojnë 18 zona të rëndësishme në Shqipëri.
I nisur nga pjesa e Malësisë së Madhe për të mbërritur në ujërat e liqenit të Shkodrës e më pas në Velipojë, ai synon krijimin e një pasqyre të plotë të shpendëve që ndodhen në këto ujëra, të cilët me hyrjen në fuqi të moratoriumit kanë njohur shumim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shpendet-ujore-nis-censusi-ne-18-zona-te-mbrojtura-ne-shqiperi/

Recommended