Ora News – Rikthimi në shkolla, ekziston mundësia e përhapjes së gripit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rikthimi në shkollë sipas mjekëve mund të ndikojë në përhapjen e virusit gripal për shkak të kolektivitetit në klasa. Bluzat e bardha sugjerojnë prindërit dhe mësuesit që nëse një fëmijë është i prekur, është më mirë të qëndrojë në shtëpi. Por edhe mësuesit në shkolla po edukojnë fëmijët se si të mbrohen nga virusi gripal.
Hapja e dyerve të shkollës në të gjithë vendin, sipas mjekëve mund të ndikojë në rikthimin e epedemisë gripale me të cilën është përballuar popullata në fillim të muajit janar.
Mjekja, Bruna Shiroka, në qendrën shëndetësore nr. 3 thotë se rritmi i përhapjes së virsuit AH3N2 është ulur, por ajo rekomandon që fëmijët e prekur nga gripi më mirë të qëndrojnë në shtëpi.
Bruna Shiroka: Kolektiviteti mbart me vete mundësinë për përhapjen në një masë më të gjerë të sëmundshmërisë virale, këshillimit të prindërve për të krijuar mundësinë e vlerësimit të gjendjes së fëmijës momentin e parë nëse shfaqet ndonjë problematikë e tillë për të shmangur dërgimin në shkollë të një fëmije të sëmurë që ky më pas të jetë një vektor përhapës i sëmundjes në ambjentin kolektiv. Sigurisht veshja e shëndetshme, ushqyerja e shëndetshme, ambjenti jo tej mase i ngrohur apo tej mase i ftohtë.
U takon edhe mësuesve të japin këshillat e tyre se si të vegjëlit të kujdesen ndaj gripit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rikthimi-ne-shkolla-ekziston-mundesia-e-perhapjes-se-gripit/

Recommended