Ora News – Rikthehen reshjet e borës, erëra të forta, ulje temperaturash

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rikthehen reshjet e dëborës, por problematikë për vendin do të jenë edhe erërat e forta, kryesisht në bregdetin jonian. Instituti i Gjeo-shkencave paralajmëron ulje të temperaturave përgjatë javës dhe dëborë me intensitet në zonat jugore dhe juglindore.
Rikthehen reshjet e dëborës në të gjithë vendin. Me të ndjeshme reshjet e dëborës do të jenë në jug dhe juglindje të vendit, por specialistët e Institutit të Gjeo-shkencave thonë se shqetësimi më i madh është era e fortë me shpejtësi deri në 50 km /orë.
Metodi Marku: Shqetësim mund të përmendim erën e cila në fakt gjatë ditës së sotme dhe gjatë ditës së nesërme pritet që të fryjë me shpejtësi të lartë në pjesën bregdetare dhe terrenet e larta malore, ku shpejtësia mund ti kapërcejë për momente të shkurta edhe 50 km/orë.
Metodi Marku nga Instituti i Gjeo-shkencave rekomandon të ketë lëvizje të kufizuar të qytetarëve në zonat bregdetare të Jonit, pasi do të ketë erëra, shi dhe shkarkesa elektrike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rikthehen-reshjet-e-bores-erera-te-forta-ulje-temperaturash/