Ora News – Veliaj: Kemi 200 shkolla me sistem ngrohje, PD la vetëm 2

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dita e parë e shkollës për 2017 ka gjetur 200 shkolla në Tiranë të paisura me sistem ngrohje. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ndërsa inspektoi sistemin e ngrohjes në shkollën ?4 Dëshmorët?, tha se PD e la Bashkinë vetëm me 2 shkolla që kishin ngrohje. Nga ana tjetër vetë nxënësit pranojnë se kanë ngrohje në shkollat e tyre.
Nxënësit që kanë nisur sot shkollën pas ndërprerjes me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, këtë të hënë kanë gjetur të ndezur sistemin e kaldajës.
Nga një vëzhgim i Ora News në disa prej shkollave, janë vetë nxënësit ata që pranojnë se brenda shkollave funksionon sistemi i ngrohjes.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj, gjatë inspektimit në shkollën 9-vjeçare ?4 Dëshmorët? tha se administata e shkuar e Bashkisë ka lënë vetëm 2 shkolla me sistem ngrohje, ndërsa tani numri i tyre ka arritur në 200.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-situata-e-ngrohjes-ne-shkolla-eshte-normale/

Recommended