Tregu i munguar Shqipëri - Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse janë zhvilluar disa mbledhje të përbashkëta mes qeverive te Shqipërisë dhe Kosovës, impakti i tyre në ekonomitë e dy vendeve ka qenë minimal, për të mos thënë i papërfillshëm. Ende sot ka barriera të procedurave doganore, për të zhvilluar tregtinë mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa politikat subvencionuese që qeveri të ndryshme të rajonit aplikojë për sektorë të veçantë, e kanë bërë tregun shqiptar jo konkurrues në rajon. Këtë shqetësim ka ngritur kreu i odës ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu. Nisur nga pengesat që hasin bizneset mes dy vendeve është hapur në Tiranë një zyrë koordinimi, me qëllim dialogun mes institucioneve për të lehtësuar problematikat. Ndër vite dy vendet janë përpjekur të krijojnë një treg të përbashkët rajonal, por nuk ja kanë arritur.
Recommended