Report TV - Romët, Bashkia nis ndërtimin e banesave për 50 familje
  • 7 years ago
TIRANË - Bashkia e Tiranës ka nisur punën për zbatimin e projektit të financuar nga ?IADSA?, që synon ndërtimin e banesave të reja me qëllim krijimin e kushteve më të mira dhe përmirësimin e jetës sociale të 50 familjeve të komunitetit rom.

I pranishëm në nisjen e punimeve për projektin ?New House-New Life: Rehabilitation of Roma Community Settlement?, në Shkozë ishte dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe Ministri për Financat, Arben Ahmetaj. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ndërtimi i banesave të reja është një lajm i mirë për anëtarët e komunitetit rom, ndërsa theksoi se kjo është përgjigjja më e mirë ndaj atyre që në vend të ndihmojnë për zgjidhjen e problemeve, merren me fjalë.
Recommended