Nis zbatimi i projektit për ndertimin e 500 banesave
  • 4 years ago
Në një konferencë të përbashkët, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Turk, Murat Kurum dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë njoftuar se ka nisur zbatimi i projektit për ndërtimin e 500 banesave, të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Këto banesa do të ndërtohen me donacionin e dhënë nga Turqia dhe sipas ministrit, pritet që punimet të finalizohen rreth muajit Korrik të këtij vitit.
Ministri Ahmetaj u shpreh se procesi i rindërtimit po vijon me hapa të shpejtë dhe se qeveria shqiptare do të ndjekë me përpikmëri punimet, me qëllim që të përfundohen brenda afatit të dhënë.
Ahmetaj tha se prezantimi i këtij projekti është një tjetër hap konkret i qeverisë në punën për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti dhe futjen sa më parë të të gjithë banorëve të pastrehë në një shtëpi.
Nga ana tjetër, Ministri turk Kurum, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, teksa pohoi se brenda 6 muajve parashikohet që ndërtimi i 500 banesave, të përfundojë me sukses. /tvklan.al
Recommended