Shkolla “Neim Babameto” gati në 26 nëntor, Rama: Shumë shpejt nis puna për ndërtimin e shtëpive
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
E shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit, shkolla 9-vjeçare ?Neim Babameto? pritet të presë nxënësit një vit pas fatkeqësise natyrore. Kryemisnitri, Edi Rama, inspektoi punimet në kantierin e ndërtimit ndërsa tha se shumë shpejt pritet të nisë ndërtimi i shtëpive apo lagjeve të banimit.

Një vit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, shkolla 9-vjeçare ?Neim Babameto? në Durrës do të hap dyert për 1064 nxënës.

Kryeministri, Edi Rama, inspektoi kantierin e ndërtimit të kësaj shkolle, nga ku deklaroi se shumë shpejt këto ambiente do të ofrojnë shërbim më të mirë për nxënësit dhe mësuesit, si dhe kapacitetet e shtuara do të eleminojnë mësimin me dy turne.

Rama: Objektivi është që kjo shkollë këtu, që ishte shembulli më dramatik i dëmit që solli tërmeti i 26 nëntorit, në 26 nëntorin që vjen të hapë dyert e të jetë shembulli i transformimit të një krize të madhe në një mundësi për një transformim të madh. Kështu do të bëhet dhe me shtëpitë, kështu do bëhet dhe me banesat kolektive.

Rama foli edhe për rindërtimin e shtëpive individuale, për të cilat pritet që javën që vjen të mbyllet kontrata e grupit të parë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shkolla-neim-babameto-gati-ne-26-nentor-rama-shume-shpejt-nis-puna-per-ndertimin-e-shtepive/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended