Report TV - Shemsi Prenci: Kujdes, shoferët të përdorin zinxhirët!

  • 7 years ago
Një lidhje telefonike për Report Tv, drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prenci deklaroi se "Ka filluar të përmirësohet angazhimi i disa kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve edhe pse kanë pasur segmente të vështira.

Aktualisht të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, me përjashtim të Vermoshit, që është e pakalueshme nga dëbora dhe akulli.

Ka disa rrugë rurale në Kukës dhe Peshkopi, që janë ende të pahapura, por po punohet.

Porosia është që shoferët të përdorin zinxhirët, pasi bazamenti është me akull" deklaroi Shemsi Prenci.

Recommended