Ora News - Pikat e gazit në karburante mbushin bombolat për familjarët

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendosja e akcizës së gazit të lëngshëm për automjete është shoqëruar me rritjen e çmimit të pakicës, ku pre ka rënë edhe konsumatori familjar.
Për të kontrolluar tregun, në terren kanë zbritur grupet e kontrollit të drejtorisë së tatimeve.
Po ashtu monitorime po kryhen edhe nga Inspektorati Shtetëror Teknik për sigurinë e tregtimit të bombolave dhe moslejimin e shitjes në pikat e paautorizuara.
Drejtori i Inspektoratit Arjan Goshi u bëri apel qytetarëve të mos i mbushin bombolat në pikat e autogazeve, ndërsa për çdo mbushje në pikat e autorizuara duhet të pajisen me një fletë palosje për mënyrën e instalimit dhe përdorimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/pikat-e-gazit-ne-karburante-mbushin-bombolat-per-familjaret/

Recommended