Report TV - Moti i keq, Shqipëria nën borë e ngrica, bllokohet veriu
  • 7 years ago
TIRANË-Reshjet e dendura të dëborës kanë pushtuar pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë. Qytetet kryesore të vendit janë mbuluar nga dëbora, ku për pasojë ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve por edhe të njerëzve.

Veriu i vendit ka më shumë problematika, ku në Dibër të gjitha njesitë administrative janë të bllokuara. Burime për Report Tv mësojnë se rruga Peshkopi-Tiranë është e kalueshme me vështirësi vetëm me zinxhirë. Po kështu raportohet se persona të sëmurë nëpër fshatra janë dërguar në spitalin e Burrelit për ndihmë mjekësore.

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës në disa fshatra të Dibrës mungon energjia elektrike. Sakaq që nga mbrëmja e kaluar, Rruga e Kombit vazhdon të jetë e mbuluar nga ngricat. Makinat e bllokuara në këtë rrugë pengojnë edhe borëpastrueset për të bërë të aksesueshme këtë rrugë.
Recommended