Ora News –Zall Bastari më pranë Tiranës, rruga lidhëse me Zall Dajtin brenda 2017

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zall-Bastari do te jetë më afër Tiranës dhe banorët e kësaj njësie do kenë mundësi të arrijnë më shpejt ne tregjet e kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka vendosur që këtë vit të përfundojë rrugën që lidh Zall-Dajtin me Zall-Bastarin.
Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ku dhe u miratua fondi përkatës për këtë investim.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e dha lajmin mirë për banorët gjatë një aktiviteti për njerëzit në nevojë, në ekstremin më të largët të kryeqytetit.
?Kemi disa lajme të mira për Zall-Bastarin. Sapo miratuam në Këshillin Bashkiak rrugën e re nga Zall ? Dajti në Zall ? Bastar, e cila është një gangrenë për zonën, por që do të rregullohet këtë vit të ri dhe besoj se siç ka qenë motoja jonë në Tiranën urbane, fokusi te puna, kjo duhet te jete motoja jonë edhe për Tiranën fshat?, tha kryetari Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zall-bastari-me-prane-tiranes-rruga-lidhese-me-zall-dajtin-brenda-2017/

Recommended