“BOOM” jep alarmin:Jeta e fëmijëve në rrezik nga lodrat dhe fishekzjarret(Emisioni plotë,27.12.2016)

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vigjilje të ndërrimit të viteve të gjithë fëmijët duan t?i gëzohen marrjes së një dhurate apo krijimit të një atmosfere sa më festive. Lodrat por dhe fishekzjarret cilësohen si dy nga elementet më tradicionalë të festës. Emisioni "BOOM" në RTV Ora News jep alarmin se lodra të dëmshme qarkullojnë në treg dhe fishekzjarret shiten jashtë çdo kriteri, duke rrezikuar kështu seriozisht jetën e fëmijëve.

Nëse tek të rriturit dëshira për të bërë një dhuratë në fundvit varet gjithmonë nga të ardhurat, për fëmijët askush nuk kursehet. Lodrat e ndryshme janë më të preferuarat për këtë festë. Po sa të sigurta janë ato?

Alarmi se lodra të dëmshme po qarkullojnë në tregun shqiptar vjen nga specialisti i "Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial", Aleksandër Davidi. Në një intervistë eksluzive për emisionin "Boom" ai thotë se mungesa e një laboratori për analizimin e përmbajtjes së lëndëve kimike te lodrat, bën që momentalisht ato të mos jenë të kontrolluara. Lodrat më të rrezikshme konsiderohen ato plastike, pasi plastika në vetvete, përmban 22 ftalate, ndryshe lëndë kimike të dëmshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-jep-alarmin-jeta-e-femijeve-ne-rrezik-nga-lodrat-dhe-fishekzjarret/

Recommended