Historia e nenes se 4 femijeve shokoi publikun, Eni Cobani jep sot lajmin e mire
  • 4 years ago
Rubrika ?Shihemi në Gjyq? në emisionin ?E Diela Shqiptare? në Tv Klan para disa javësh solli historinë e dhimbshme të zonjës Deliko. Ajo në studio rrëfeu se gjatë martesës së saj 15-vjeçare është dhunuar vazhdimisht dhe me metoda çnjerëzore nga bashkëshorti i saj.
Dhunë kjo që ka vazhduar edhe pas ndarjes. Nga martesa e tyre ata kanë 4 fëmijë, të cilët sipas saj, gjithashtu janë dhunuar nga bashkëshorti.
Ish-bashkëshorti e mbyllte në një dhomë, nuk e linte të shihte fëmijët, madje e kërcënonte që ajo të mos e denonconte. Për hir të fëmijëve, Deliko ka pranuar gjithçka që bashkëshorti i bënte, por një ditë ajo vendosi të merrte guximin dhe të ndahej prej tij.
Ditën e sotme, para fillimit të seancës së ndërmjetësimit bëri të ditur se ashtu sikurse ajo kishte premtuar është interesuar personalisht për rastin e zonjës Deliko dhe çështjen e pasurisë që asaj i takon.
Në bazë të dokumentave të marra, rezulton se zonja Deliko nuk ka asnjë pasuri në emrin e saj. Në një lidhje telefonike, zonja Deliko falenderoi zonjën Eni Çobani dhe programin ?E Diela Shqiptare?, për ndihmën e dhënë sepse ish-bashkëshorti ishte larguar nga shtëpia dhe ajo kishte fituar gjyqin. Deliko ishte e lumtur dhe e çliruar nga ankthi dhe torturat që e shoqëronin prej 20 vitesh.
Recommended